TIRANE– Pas vrasjes së biznesmenit 64-vjecar mbrëmë në Tiranë, zbardhet e kaluara si dhe disa nga pistat ku po heton policia në lidhje me shkaqet dhe motivet e ekzekutimit.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë e cila mban datën 18.12.2009, ku biznesmeni i vrarë me silenciator Memli Begalla (Afrim Begalla) është paditur nga Floresha Selmani, pasi nuk i është kthyer borxhi në vlerën 451, 543.00 lekë dhe 54, 013.40 Euro, duke i shtuar dhe kamatat e arrira.

“Kërkojmë sqarim dhe interpretim vendimi gjyqësor nr.10673, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i cili nuk është ekzekutuar duke interpretuar që : Detyrimin e palës së paditur Shoqërisë “Lab” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Afrim Begalla, ti ktheje palës paditëse Floresha Selmani shumën e marrë hua së bashku me kamatat e arrira (të llogaritura si interesa bankare) në masën 451, 543.00 lekë dhe 54, 013.40 Euro, duke i shtuar dhe kamatat e arrira (si interesa bankare) nga data 03.04.2009 deri në datën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor”- thuhet në objektin e gjykimit nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka lënënë fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranes.

Për të lexuar të plotë vendimin e Gjykatës së Tiranës klikoni tek linku1400231740-Floresha-Selmani-sqarim-interpretim-vendimi-Pr.Lf (1) 

Kujtojme se 64-vjecari sapo ka zbritur nga kati i pestë i pallatit, ishte duke hipur në makinën e tij kur është qëlluar për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: