TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka zbardhur vendimin për të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar për ish- Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Sipas vendimit, vettingu për Llallën ndërpritet pasi dha dorëheqjen nga sistemi i drejtesise dhe ish kryeprokurori humb të drejtën për të qenë gjyqtar ose prokuror për 15 vite. Ndaj këtij vendimi lejohet ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditësh.

“Ndërprerja e procesit te rivlerësimit për shkak te dorëheqjes se subjektit te rivlerësimit sjell si pasoje përfundimin e kësaj procedure administrative dhe si rrjedhoje ai humbet te drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i cdo niveli, anëtar i Këshillit te Larte Gjyqësor ose i Këshillit te Larte te Prokurorisë, Inspektor i Larte i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhe 15-vjeçare, sipas parashikimeve te pikës 2 te nenit “G” te Aneksit Kushtetues”, thuhet ne vendimin e arsyetuar te tre anëtarëve te trupës gjykuese.

download

download (1)

download (2)

download (3)

download (4)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb