Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Zbardhet vrasja me sqepar/ Lushnjari “çmendej” nga xhelozia, e ndoqi të shoqen deri tek shtëpia e vajzës

auto_auto_vrasje1437824963-848x478_11465478825

LUSHNJE- Zbardhen arsyet e krimit të rëndë që tronditi dje qytetin e Lushnjes. BalkanWeb mëson se shkak për masakrimin deri në vdekje të 51-vjeçares Natasha Kazanxhi është bërë xhelozia dhe konfliktet e vazhdueshme.

Ngjarja e rëndë u shënua dje në fshatin Plug të Lushnjes, ku Tajar Kazanxhi 55 vjeç goditi me sqepar bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi 51 vjeç, në banesën e vajzës së saj, ku kishte shkuar pas konflikteve të vazhdueshme që kishin së bashku.
Natasha ishte bashkëshortja e dytë e 55-vjeçarit dhe kishin rreth një vit që ishin martuar. Ata jetonin në shtëpinë e 55-vjeçarit në fshatin Plug ndërsa 51-vjeçarja kishte dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur prej kohësh pasi 55-vjeçari kishte kaluar banesën në emër të gruas së tij. Burimet bëjnë me dije për BalkanWeb se situata ishte rënduar kohët e fundit pasi gruaja i kërkonte atij të largohej nga banesa.

Konfliktet e tyre ishin të vazhdueshme deri edhe disa orë para krimit kur pas debateve Natasha u largua për në banesën e vajzës së saj. Por i irrituar 55-vjeçari e ndoqi atë nga pas dhe e qëlloi me sqepar duke e lënë të vdekur.

Ndonëse 51-vjeçarja u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore ndërroi jetë rreth orës 20:30 të mbrëmjes për shkak të plagëve të marra.

DEKLARATA E POLICISË
Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila pasi u shtrua në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, me pas humbi jeten, raporton policia.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.