SHKODER- Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Shkodrën, ku xhaxhai vrau me thikë nipin e tij. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që Bujar Kuçi në gjendje të dehur ka rrëmbyer thikën pas një sherri për motive të dobëta dhe ka qëlluar për vdekje 33-vjeçarin Mirsad Kuçi.

Gjithçka ka ndodhur në oborrin e banesës së tij. Fill pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia, ndërsa aktualisht po tentohet të merret në pyetje.

Nuk dihet nëse ai do të jetë i aftë që të tregojë ngjarjen, pasi thuhet nga burime policore të pakonfirmuara se nuk është i vetëdijshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: