TIRANE– Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kështu pas kontrolleve të Policisë Rrugore rezultoi se shtetasi Ergys.P, u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur duke zbritur rrugën nga Dajti. Pasi iu nënshtrua testit të alkoolit rezultoi se niveli i tij në gjak ishte 1.05 mg/l deri në 1.10 mg/l.

“Live ne rrugen e Dajtit. Me Policine Rrugore te Tiranes kontroll me Drager ne te gjitha rruget e Tiranes. 1.05 mg/l deri ne 1.10 mg/l dhe te marresh guximin te drejtosh mjetin duke zbritur nga Dajti per ne qytet, kur ke konsumuar kaq mase te madhe alkooli, kjo eshte marrezi. Ergys.P, 45 vjeç eshte arrestuar ne flagrance ne keto momente per drejtim mjeti ne gjendje tej mase te dehur. Asnjëherë mos pini gjatë drejtimit te makinës, se i dehur dhe makinë nuk mund të shkojnë së bashku. Akooli te kushton shtrenjte ne timon.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: