TIRANË- Një grabitje ka ndodhur në kryeqytet mëngjesin e djeshëm. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi Manastirit”.

Dy persona të paidentifikuar, i kanë dalë para dhe e kanë urdhëruar 60-vjeçarin me iniciale A.T. të zbriste nga motori.

Me forcë ata kanë motorin, brenda të cilit kishte një çantë dore me një shumë lekësh. Pak minuta më vonë policia ka gjetur motorin e braktisur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: