Fosilet më të vjetra që janë gjetur ndonjëherë në Tokë që datojnë 2,4 bilionë vite më pare tregojnë se si duket jeta aliene në mars.

Kjo është jeta, por jo siç e njohim ne. Fosili më i vjetër i zbuluar ndonjëherë në Tokë tregon se organizmat kanë lindur 4.2 miliardë vjet më parë, qindra miliona vjet më herët se sa ne kemi menduar, shkruan The Telegraph.

Bakteret mikroskopike, të cilat ishin më të vogla se gjerësia e një fije floku të njeriut, janë gjetur në formacionet shkëmbore në Quebec, Kanada, por mund të kenë jetuar në vende të nxehta në 140F (60 gradë Celsius), në oqeanet që kanë mbuluar planetin e hershëm.

Zbulimi është prova më e fortë deri tani se organizmat e ngjashme mund të kenë evoluar në Mars, i cili në atë kohë kishte ende oqeane dhe një atmosferë, dhe po bombardohej nga kometat, të cilat ndoshta sollën zinxhirin e jetës në Tokë.

pamje mikroskopike e jetes primitive

Ekipi që bëri gjetjen në “University College” në Londër beson se duke kërkuar për fosile të ngjashme në planetin e kuq është mundësia më e mirë për të gjetur dëshmi të jetës aliene.

“Toka e hershme dhe Marsi i hershëm janë vende shumë të ngjashme, kështu që ne mund të presim të gjejmë gjurmë jete në atë kohë”, thotë studenti i doktaraturës Matthew Dodd, autori kryesor i studimit, i cili ishte bashkë-financuar nga NASA

“Ne dimë që jeta arriti të gjejë terren dhe të evoluojë në mënyrë shumë të shpejtë në Tokë. Kështu që nëse kemi jetë që evoluohet në sistemet hidrotermale, madje edhe 4.2 miliardë vite më parë kur të dy planetët kanë pasur ujë në sipërfaqen e tyre, atëherë ne mund të pretendojmë që të dy planetët kanë zhvilluar jetë primitive”, tha ai.

“Nëse marrim mostra të mëhershme nga Marsi edhe shikojmë gurët e vjetër të përafërt dhe nuk gjejmë prova të jetës atëherë sigurisht kjo mund të çojë në faktin që Toka mund të ketë qenë një përjashtim i veçantë dhe jeta mund të ketë lindur vetëm në Tokë”.

Ajo që është primare në këtë zbulim, është se mikrofosilet më të vjetra raportohet se janë gjetur në Australinë perëndimore dhe datojnë në 3,4 bilion vite më parë duke bërë që shkencëtarët të spekulojnë se jeta ndoshta ka filluar rreth 3,7 bilionë vite më parë. Por zbulimet e reja tregojnë se jeta është formuar më herët, 4,5 bilionë vite, pra 100 milion vite pasi Toka u formua.

Format e vogla të jetës u zbuluan në brezin Nuvvuagittuq në Kebek, në përmbajtjen e disa nga gurëve me të vjetër sedimentare në botë, që datojnë para 4.3 miliard vitesh, kur zona ishte një Oqean i pasur me metal.
Organizmat duhet të jenë mbledhur në tuba të vegjël, me një bazë si top, që ka ngecur në shkëmbinjtë e Oqeanit dhe një bisht që ka ngelur pezull në ujë për të mbledhur metal me të cilit ato ushqeheshin.
Ato janë të ngjashme me bakteret e metalit antioksidues që gjenden në afërsi të të ‘çarave’ hidrotermale në ditët e sotme.

“Ne kemi gjetur fijet e holla dhe tubat brenda strukturave disa centimetra që quhen masa të forta ose nodule”, tha Dr. Dominic Papineau.

The landscape of the Nuvvuagittuq Supracrustal Belt (NSB), a rock formation in Quebec, Canada

“Fakti që i zbuluam ato në një nga formacionet e shkëmbinjve më të vjetër, të njohur, na sugjeron që ne kemi gjetur prova të formave më të vjetra të tokës. Ky zbulim na ndihmon ne që të bashkojmë sëbashku historinë e planetit tonë dhe jetës së jashtëzakonshme që ndodhet në të dhe të na ndihmojë që të identifikojmë gjurmët e jetës gjithkund nëpër univers.”

Nëse do kishim jetë të ngjashme më herët në Mars, mund të tregonte që jeta mund të kishte dhe një origjinë marsiane, një koncept i njohur si “panspermia”.

A section of the rock showing the tiny fossils inside

Astronauti mbretëror Zoti Martin Rees tha se është e mundur që jeta ka evoluar në të dy planetët në të njëjtën kohë.

“Në të vërtetë është e mundur që jeta ka filluar në Mars ashtu si edhe në Tokë, e më pas dështoi, por mbase ka lënë disa gjurmë që do zbulohen gjatë hulumtimeve në të ardhmen”, tha ai.
“Është e vështirë të mendosh që ne jemi marsianë dhe se jeta filloi në Mars dhe pastaj u zhvendos këtu nëpërmjet një meteori-siç kanë pretenduar disa njerëz në të shkuarën”.

Eksperti i hapësirës Dr. Dan Brown i ‘Universitetit të Trent Nottingham’ shtoi: “Zbulimi emocionues tregon se sa shpejt jeta mund të formohet nëse kushtet janë të mira në planet ose Hënë. Kjo e bën të qartë për mua se sa më shpejt të gjejmë kushtet në një exoplanet, që do të favorizonte jetën siç e njohim ne, mundësia për të të gjetur ndonjë formë jete në atë planet është shumë e madhe. Sidoqoftë, ne nuk po flasim për alienët e vegjël jeshilë, por për mikroorganizma.

“Mjedisi në të cilin këto mikroorganizma të lashta ‘lulëzojnë’ është mjaft domethënës. Këto mjedise të nxehta janë të ngjashme me të çarat hidrotermale, të cilat mendohet se ekzistojnë nën akujt e trashë të Hënës së Jupiterit. Përsëri na drejtojnë në një vend tjetër për të eksploruar për jetën.

Ky kërkim është publikuar në revistën Nature.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb