BRITANI E MADHE – Anglezi i parë i lashtësisë kishte lëkurë të zezë, flokë kaçurrela dhe sy blu. Ky është zbulimi i ADN-së, të kryera me teknika të reja, mbi eshtrat e njeriut që mendohet të jetë më i vjetri në Britaninë e Madhe.

I ashtëquajturi ‘Cheddar Man’ i cili ka jetuar 10 mijë vjet më parë në rajonin e sotëm Somerset. Eshtrat e tij u gjendën 1 shekull më parë në shpellën “Giugh’s Cave”.

Fosili i gjendur ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, origjina e të cilit daton që në kohën kur meshkujt e parë kaluan nga Evropa kontinentale në Ishujt Britanikë në fund të epokës së fundit të akullnajave raporton Daily Mail.

Anglosaksonët e sotëm të bardhë janë nga pikëpamja gjenetike pasardhësit e asaj specie. Fillimisht u mendua se ‘Cheddar Man’ kishte lëkurë të bardhë por analiza e ADN-së bërë pak ditë më parë nga një grup shkencëtarësh të ‘Collegee London’ dhe disa universiteteve të tjera vërtetuan të kundërtën.

Ata analizuar kafkën e tij dhe skeletin dhe më pas nxorën një foto se si ka qenë ai me anë të kompjuterit. Zbulimi tregon se meshkujt evropianë e kanë fituar shumë më vonë se sa mendohet ngjyrën e bardhë të lëkurës.

Homo Sapiens ose njeriu i parë fillimisht u shfaq në Afrikën Qendrore dhe Lindore dhe më pas emigroi në Evropë rreth 40 mijë vjet më parë, duke kaluar nëpër Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

Edhe në të kaluarën ishte folur për popullata që kanë jetuar 8500 vjet më parë në Spanjë Luksemburg dhe Hungari të cilat kishin ngjyrë të errët të lëkurës.

(er.cu/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb