Astronautët mund të kenë zbuluar sistemin yjor në të cilin ne mund të kemi kontaktet e para me jetën aliene. 7 planete të ngjashme me Tokën janë zbuluar në orbitën pranë yllit xhuxh “Trappist-1”, dhe të gjithë mund të kenë ujë në sipërfaqen e tyre, një nga elementët kryesorë të jetës.

154456183-8ca6afc7-6d73-4da1-b149-7690e80a13b9


Tre prej planetëve kanë kushte aq të mira, sa shkencëtarët thonë se në to ka jetë. Hulumtuesit thonë se brenda dekadës ata do të zbulojnë nëse po jetohet në këto planete apo jo.

154456855-1cfd8d1d-2b0a-4238-8413-22e86a7b6078

Sipas tyre kurrë më parë nuk është zbuluar një sistem yjor me një numër kaq të madh planetësh të ngjashme me Tokën.

154456191-36b7f844-884b-41f6-808d-18103419e0bc

Planetet kanë përbërje shkëmbi ashtu si Toka, dhe kanë përmasa sa gjysma e planetit ku jetojmë ne. Temperaturat aty mendohen të jenë nga 0-100 gradë celsius.

154456196-ec958170-2636-4325-a54d-1c2db5e8d75d

Kjo i jep planeteve, që shtrihen 39 vite dritë larg nga Toka, kushte atmosferike jetësore, që janë të nevojshme për të rritur jetën biologjike. Hulumtuesit sugjerojnë se në tre nga shtatë planetet e zbuluara në “Zonat e banueshme” të sistemit mund të ketë oqeane ku zhvillohet jeta nënujore.

“Ne tani kemi 7 planete që mund t’i studiojmë për detaje mbi jetën, dhe kjo është diçka me të cilën po merremi tani,” tha autori kryesor i studimit Michael Gillon, një astronom në Universitetin e Liege të Belgjikës gjatë konferencës për shtyp.

“Njerëzit do të dëgjojnë shumë më shumë për këtë sistem ujor në muajt dhe vitet që do vijnë”,- vijoi ai.

Çdo planet, i etiketuar 1b-1h, është gjetur me anë të teleskopëve duke përdorur metodën “transit”. Kjo quhet mënyra kur orbita dhe pjesë të planetëve të tjera maten teksa kalojnë para yllit të tyre, duke i shkaktuar atij një zbehje të shkurtër.

Një grup hulumtuesish ndërkombëtarë përdorën një seri teleskopësh hapësinorë për të zbuluar 7 planetet e sistemit Trappist-1. Ata matën “tranzitin” e planetëve duke marrë masat e zbehjes së shkëlqimit të planetëve në këtë sistem.

Duke përdorur këto transite, ata zbuluan 7 planete, orbita e të cilëve është aq afër yllit Trappist-1 sa ato mund të kenë ujë në sipërfaqen e tyre. Ka gjasa që njëra anë e të gjitha yjeve të zbuluara përballet vazhdimisht me yllin e tyre. Temperatura është një faktor tjetër që rrit mundësitë e pasjes ujë në sipërfaqen e tyre në kushtet e duhura atmosferike.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: