Shkencëtarët amerikanë të biomedicinës dhe kolegët e tyre nga Universiteti në Sidnej kanë krijuar ngjitësin elastik kirurgjik, i cili mund të bëjë një revolucion të vërtetë në intervenimet emergjente për sanimin e plagëve të hapura.

Xheli unik i quajtur metro mund të mbyllë plagën brenda një minute dhe për bazë ka proteinën elastike hibride. Ngjitësi mund të vendoset në plagët e brendshme ose të jashtme. Kur vendoset, ai aktivizohet me ndihmën e rrezeve ultraviolet. Metro deri më tani është testuar me sukses në kafshët laboratorike, përkatësisht në arteriet dhe mushkëritë e minjve dhe mushkëritë e derrave. Testet në njerëz priten shumë shpejt dhe rezultatet e deritanishme janë shpresëdhënëse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb