Rregullatorët e SHBA kanë miratuar ilaçin e parë për trajtimin e grave me kancer të gjirit të avancuar të shkaktuar nga i njëjti mutacion gjenetik që Angelina Jolie e bëri të famshëm.

Mutacionet gjenetike BRCA janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kancerit, duke rritur në mënyrë drastike rrezikun që një grua të zhvillojë tumoret e gjirit nga 12 për qind në 90 për qind.

Ndërsa gjen nuk rrit agresionin e sëmundjes, ai siguron një mundësi unike për onkologët që të shënjestrojnë një tumor duke përdorur arsenalin e vet.

Të premten, pas dekadave të tëra hulumtimi dhe zhvillimi, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi Lynparza e AstraZeneca PLC për pacientët me mutacione të gjeneve BRCA të cilët i janë nënshtruar kimioterapisë.

Mutacioni i BRCA u bë i famshëm nga aktorja, e cila bëri publike vendimin si masë parandaluese të heqjes së dy gjinjve, pasi e kishte zbuluar se e kishte këtë gen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb