LEZHË/VLORE/ERSEKE/GJIROKASTER- Në vijim të operacionit anti-kanabis, ditën e sotme në Ersekë, Lezhë dhe Vlorë u asgjësuan disa parcela me hashash.

Burime nga policia lokale bënë me dije se në fshatin Selitë të Kurbit, në vendin e quajtur Shpati i Malit, u gjetën dy parcela, ku ishin të kultivuara 700 bimë hashashi. Ndërkohë, në fshatin Kallarat të Vlorës u zbulua një parcelë me bimë narkotike, ku ishin mbjell 552 rrënjë droge. Po sot, në Ersekë u asgjësuan 2650 rrënjë kanabis.

Gjatë kontrollit policor në fshatin në Mbreshtan u zbuluan 2 parcela të cilat ishin mbjell me hashash, në lartësi nga 3-70 centimetra. Ndërkohë, aksioni kundër kanabisit u shtri dhe në Gjirokastër. Mësohet se sot u asgjësuan 1118 rrënjë kanabis sativa, ku 945 të tilla u gjetën në vendin e “Gropat” dhe 173 në fshatin Arshi Lengo.

Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: