Grindjet mes çiftit, dhe dëshira për t’i dhënë fund martesës me një burrë impulsiv e gjaknxehtë bëri 62-vjeçarin shqiptar Muhamed Vapri të qëllonte për vdekje me thikë 15 herë gruan e tij Diana.

Sipas hetuesve, shkruan ilGiorno.it, vendimi i gruas për ta lënë pas mosmarrëveshjeve të lindura mes çiftit për të menaxhuar kursimet dhe xhelozisë, nuk është pritur mirë nga Muhamedi.

Tre ditë para se të masakrohej nga i shoqi, Diana kishte lënë shtëpinë dhe ishte shpërngulur tek motra e saj, për të treguar se kështu i kishte dhënë fund martesës.

Sipas dëshmive të të afërmëve të viktimës, gruaja e qortonte se burri i saj shpenzonte shumë kohë duke biseduar online me një mikeshë të vjetër që jetonte në SHBA.

NGJARJA
Krimi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në rrugën “Goito” në Bust Arsizio të Vareses, ndërsa ishin pikërisht fqinjët që dhanë alarmin. Muhamed Vrapi në sherr e sipër ka marrë një thikë të madhe nga kuzhina dhe ka filluar të qëllojë pa mëshirë Dianën, gruan me të cilën kishte tre fëmijë. Ambulancat e gjetën ende gjallë, kur shkuan në shtëpinë e tyre por nuk mundën t’i vijnë në ndihmë për shkak se kishte humbur shumë gjak.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb