BERAT – Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në lagjen “30 vjetori” të Beratit, ku një 42-vjeçar dhunoi psikologjikisht e mbajti peng të birin në banesë.

Policia e Beratit ka zbuluar se “Shtetasi Admir Duro gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie”.

42-vjeçari i divorcuar, Miri Duro, jetonte së bashku me djalin adoleshent Albert Duro. Pas divorcit ish-bashkëshortja është larguar në Itali, duke e lënë djalin në kujdestari të të atit.

Mirëpo 42-vjeçari për shkak të problemeve psikike ushtronte dhunë ndaj të birit, dhe prej 3 ditësh e mbante atë të lidhur dhe pa ushqim.

Kanë qenë të bërtiturat e 17-vjeçarit që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, të cilët kanë njoftuar policinë.

Pas marrjes së denoncimit, policia me ndihmën e zjarrfikësve ndërhynë në banesë dhe shpëtuan 17-vjeçarin, i cili u dërgua për kontroll në spital dhe ndodhet në gjendje të rënduar psikike.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: