Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar disa urdhër arreste për tre punonjës të lartë të Policisë së Shtetit.

‘BalkanWeb’ mëson emrat e zyrtarëve që dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode.

Ky i fundit është fotografuar me Moisi Habilajn, pamje që qarkulluan edhe në media. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.
vijon…
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb