Eugent Bushpepa na prezantoi këto ditë me klipin final të këngës “Mall”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Këngëtari i njohur ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa prej fotove ku tregohen momentet e regjistrimit të skenave. Një klip bardhë e zi, në të cilin nuk mungojnë motivet e kostumeve popullore në veshjen e balerinëve si fustanella apo xhubleta.
29750849_413895875702921_1673203418_n
Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe vendin e pestë.
29829287_413895859036256_839633838_o
Shpresojmë që falë potencialit të jashtëzakonshëm të zërit dhe të performancës së grupit të artistëve që do e shoqërojnë, Eugent Bushpepa të na bëjë krenar duke e ngritur muzikën shqiptare në një stad të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: