Zbulohen tri gjenet përgjegjëse të zmadhimit të trurit të njeriut, thënë ndryshe të dimensioneve të kores së trurit.

Shumë të ngjashëm mes tyre, ato i takojnë një periudhe 3-4 milionë vjeçare.

Siç ilustrohet në dy studime të publikuara në revistën ”Cell”, defektet e tyre janë të lidhur me probleme të mundshme neurologjike.

Të koordinuar nga David Haussler, kërkuesit e universitetit të Kalifornisë dhe ata të Universitetit të Amsterdamit kanë studiuar gjenet e reja në ”in vitro”, versione në miniaturë të kores së trurit, të zhvilluar në laborator nga staminalet.

Hipotezat e tyre për gjenin e quajtur ”Notch2nl” ndihmojnë qelizat staminale të transformohen në neurone të reja duke u përhapur në koren e kokës.

”I përkasin një familjeje gjenesh të quajtura ‘Notch’ që kanë një histori evolucioni miliona vjeçare, me një rol kyç në zhvillimin embrional”, shpjegon Haussler.

Familja e gjeneve ”Notch” u zbulua për herë të parë te mushkonjat, insekt ”model” në studimet e gjenetikës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb