Plot 9 muaj më parë folëm rreth kësaj teme ndërsa sot kemi një përgjigje pse përdoruesit e kanë të pamundur të bllokojnë profilin e Mark Zuckerberg në rrjetin social Facebook.

Saga filloi në Janar kur u vu re se llogaria e Zuckerberg ishte imune ndaj butonit “Block” ndërsa tashmë edhe profili i bashkëshortes së tij është imun.
151023121850-zuckerbergs-school-paloalto-780x439-730x410
Nëse klikoni butonin “block” në Facebook-un e ekzekutivit të Samsung, sajti kërkon që të konfirmoni qëllimet tuaja dhe më pas ju paraqet një mesazh paralajmëruar ku thuhet “Ky profil nuk mund të bllokohet momentalisht.”
zucker-768x494
Nga Zuckerberg pritej sepse edhe postimet e tij kanë një farë avantazhi në algoritmin e Facebook.

Por ndërsa problemi u shfaq edhe tek një tjetër anëtar i familjes, Priscilla Zuckerberg, një zëdhënës i rrjetit social tha se fenomeni nuk është specifik vetëm për një llogari por vjen ngaqë llogarinë që kërkoni të bllokoni është bllokuar nga shumë të tjerë, njofton Pcw.
1040
Edhe qeni i familjes ka një Facebook por llogarinë e tij mund ta bllokoni. Madje edhe motrës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: