SHBA– Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara, vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Times Square ka alarmuar policinë e Nju Jorkut.

Si pasojë e shpërthimit u plagosën 4 persona, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Akayed Ullah 27-vjeç me origjinë nga Bangladeshi, por që jetonte prej 7 vitesh në SHBA. Ka dyshime se ai ka lidhje me ISIS.
4738487800000578-5167317-image-a-104_1513007713858
Ai u gjet i plagosur në vendin ku ndodhi shpërthimi dhe u dërgua ne Spitalin e Bellevue. Sipas mediave vendase nga shpërthimi me bombën artizanale që kishte lidhur mbas vetes 27-vjecari, bilanci i të plagosurave dhe viktimave mund të ishte më i madh, por fatmirësisht bomba nuk ka shpërthyer në vendin e përcaktuar nga autori.

Bomba artizanale ka shpërthyer aksidentalisht para se autori të arrinte në vendin e planifikuar të sulmit aty ku kishte edhe më shumë njerëz.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb