PRISHTINE- Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të vizitojë ditën e sotme Kosovën.

Siç raportojnë edhe mediat kosovare, gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të mbajë një sërë takimesh me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, duke nisur nga kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe me presidentin Hashim Thaçi.

Theksojmë se kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: