SIRI-Pamjet e tmerrshme të ISIS-it, videoja e cila supozohet se tregon 200 fëmijë sirianë duke u rreshtuar dhe u vrarë nga militantët është zbuluar të jetë një video propaganduese për xhihadistët në vitin 2014.

Videoja e ekzekutimit masiv ishte postuar në internet nga një aktivist anti-ISIS me bazë në Jemen dhe shpejt filloi të të përhapet në internet nga përdoruesit e mediave sociale të cilët kanë mbetur të shokuar nga mizoritë e këtij grupi.

Megjithatë pamjet besohet të jenë filmuar në fund të gushtit të vitit 2014 dhe viktimat janë të burgosurit e luftës luftëtarët e regjimit të cilët ishin kapur nga ISIS, pasi grupi xhihadistë pushtoi bazën ajrore Tabqa në Siri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: