TIRANË- Të paktën 6-7 thasë me para u grabitën sot nga dy blinda të një banke të nivelit të dytë në Qafën e Kasharit.

“BalkanWeb” ka mësuar se paratë e grabitura i përkasin Bankës Kombëtare Tregtare, e cila mësohet se po transferonte shumën drejt Rinasit me destinacion jashtë vendit. Nuk ka një përcaktim paraprak të shumë së grabitur, e cila mbetet mister deri sa të ketë një verifikim të protokollit të ngarkesës.

Pesë persona të maskuar dhe me armë zjarri i kanë dalë para me dy automjete blindave të bankës, duke goditur një prej tyre dhe qëlluar me armë zjarri mbi të dy. Më pas nën kërcënimin e armëve kanë detyruar shoferët të shtrihen në tokë dhe më pas kanë zbrazur paratë nga arkat, duke u larguar prej tyre me 7 thasë me para.

Kontrolle nga ajri, nga toka dhe me çdo mjet të mundshëm është duke zhvilluar policia e Shtetit dhe drejtuesit e Policisë janë duke ndjekur vetë operacionin por nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Gjithsesi hetimet pritet të japin informacione të tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: