Kim Kardashian dhe Kanye West më në fund kanë zbuluar emrin e çuditshëm të vajzës së tyre të porsalindur.

Çifti i njohur si ‘Kimye’ e kanë quajtur vogëlushen Chicago West.

Nëna e 3 fëmijë në një postim në TWitter tha se vajza do të quhet shkurt ‘Chi’.

Kimye tashmë janë prindër të vajzës 4 vjeçare, North dhe djalit 2 vjeç, Sait. Ata sollën në jetë Chicago me anë të një nëne zëvëndësuese të hënën. Mendohet se vajza është quajtur pikërisht Chicago sepse atje është rritur babai i saj West.

“Kanye dhe unë jemi të lumtur për të njoftuar ardhjen në jetë të vajzës sonë të shëndetshme e të bukur,” tha Kim. “I jemi mirënjohës nënës zëvëndësuese,  e cila bëri ëndrrën tonë realitet me dhuratën më të bukur që mund të kishim marrë ndonjëherë si edhe mjekët e infermierët për kujdesin e veçantë. North dhe Saint janë shumë të lumtur të mirëpresin motrën e tyre të vogël.”

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb