Moderatorja dhe prezantuesja e Supersport, Ilda Bejleri, është një nga personat për të cilën flitet shpesh për jetën e saj sentimentale, edhe pse shumë e herë e mban të fshehtë, dhe nuk jep shumë detaje për këtë temë.

Ilda shpesh herë, dyshohet se ka pasur marrëdhënie me ndonjë lojtar të Kombëtares shqiptare, edhe pse ajo e ka mohuar këtë gjë. Kohët e fundit, ajo flitet se po shoqërohet me një deputet të ri të Partisë Demokratike. Ata janë parë shpesh bashkë, në disa lokale në Tiranë.

E pyetur për këtë lidhje, moderatorja ka thënë se deputeti është thjesht mik i saj, por në rrethin e saj shoqëror e dinë se lidhja mes tyre ekziston. Edhe në foton e publikuar nga “dualajm.com”, çifti duket bashkë në rrugët e Tiranës.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/zbulohet-i-dashuri-i-prezantueses-ilda-bejleri-nje-deputet-demokrat/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: