JAPONI- Një ishull i vogël është zbuluar në Oqeanin Paqësor dhe mund të bëjë një ndryshim të madh ekonomik për Japoninë. Një ekonomist e quajti e konsideroi këtë “ndërrim loje” për vendin. Studiuesit që ndihmuan gjetjen e tij thanë se ka potencial të jashtëzakonshëm.
Ky ishull është i përbërë nga 16 milionë ton baltë, e cila është e mbushur me mineral të rralla të Tokës.

Këto minerale përmbajnë element të rrallë që përdoren në pajisje të teknologjisë së lartë si smartphone, sisteme raketash, pajisje radare dhe automjete hibride.

Një prej metaleve të zbuluara mund të përdoret për të bërë lentet e kamerave dhe ekranet e celularëve që bëjnë fotografi me cilësi të lartë.

Sipas CNN, nga materiali i publikuar prej ekipit të hulumtuesve japonezë, kjo pjesë balte e pasur me minerale është pranë ishullit Minamitori, një ishull i vogël 1.200 kilometra larg brigjeve të Japonisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb