MIRSAD RAKAJ* SHKODER – Një laborator droge është zbuluar në Shkodër, ndërsa kanë përfunduar në pranga dy persona. Bëhet fjalë për 26- vjeçarin Sentiljan Gjergji, i cili akuzohet për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Paulin Vrinca. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës, bënë me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Melgushë të komunës së Bushatit. Mësohet se një telefonatë anonime, e mbërritur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në sallën operative të kësaj drejtorie, ka bërë që blutë të mësyjnë në fshatin Melgushë.

Sipas burimeve të mësipërme, laboratori i drogës ndodhej në ambientet e brendshme të një banese private dykatëshe në pronësi të Sentiljan Gjergjit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë, janë konstatuar 62 vazo me bimë narkotike (kanabis sativa). Burime pranë grupit hetimor pohuan se autorët kishin gjetur një mënyrë të specializuar dhe tepër të veçantë për rritjen e hashashit. Sipas hetuesve të çështjes, hashashi kultivohej në ambientet e brendshme të shtëpisë për të mos rënë në sy. Mësohet se 26- vjeçari Gjergji dhe Paulin Vrinca i kishin mbjellë bimët narkotike në disa vazo dhe rritjen e saj e mundësonin me anë të disa llambave ndriçuese dhe mjete të tjera ngrohëse.

Lexoni te plote sot ne print Gazeta Shqiptare

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb