Një nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë, kopshtet e varura thuhet se u ndërtuan nga mbreti Nebukadnetsar II, sundimtar i Babilonisë për 44 vjet nga 605 para erës sonë, për gruan e tij të bukur, e cila kish mall për shtëpinë, Amytis e Medias.

Për t’i kujtuar gruasë së tij atdheun e saj të gjelbër dhe të harlisur, Nebukadnetsari ndërtoi një mal artificial me kopshte. Kopshtet ndoshta nuk vareshin në mënyrën se si e mendojmë ne – emri vjen nga një përkthim i pasaktë i fjalës greke kremastos, që në të vërtetë do të thotë të mbivendosur.

Kopshtet e mëdha me kate, që thuhet se kanë qenë 120 metra të gjera dhe 120 të gjata, dhe më shumë se 80 metra të larta, ishin një pamje e pabesueshme, të mbushur me të gjitha llojet e bimëve.

Megjithatë, asnjëherë nuk u gjet asnjë gjurmë në Babiloni, dhe nuk ka tekste mbijetuese babilonase që i përmendin ato.

Disa historianë besojnë se kopshtet ishin në të vërtetë të vendosura rreth 350560 km në jug të Babilonisë, në Ninive, në Irakun e sotëm. Nuk ka asnjë studim të plotë të zonës, kështu që vendndodhja e kopshteve mbetet një mister./Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: