MAQEDONI- Janë publikuar dispozitat e propozim ligjit të PDSH-së për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në dokumentin e siguruar nga “INA”, tregohet edhe përmbajtja e ofertës së PDSH-së për gjuhën shqipe,

“Ky është zyrtarizim i gjuhës shqipe, gjithçka tjetër është mashtrim. (Neni 1 dhe 2 ligjit për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, propozuar nga ana e PDSH-së)”, thuhet në reagim.

Neni 1
Gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe dhe shkrimet (alfabetet) e tyre janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe kanë status të barabartë gjatë aplikimit në të gjitha institucionet e RM-së.

Neni 2

Në Republikën e Maqedonisë sigurohet barazia e gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe dhe shkrimeve (alfabeteve) të tyre. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë kanë të drejta të barabarta në lidhje me përdorimin e gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore.
ligji-300x239

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: