Portali i njohur evropian, Politico, në një analizë të gjatë të botuar sot, hedh shikimin drejt Kosovës dhe siç ky portal shkruan “manovrës ushtarake të Hashim Thaçit”. Politico shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nisi aksionin për formimin e ushtrisë në një kohë kur janë të ngritura tensionet në Ballkan, sidomos në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila aspiron të anëtarësohet në BE.

“Situata u ndez në janar, pasi që Beogradi dërgoi një tren në veri të Mitrovicës me mbishkrimi ”Kosova është Serbi” në rreth 20 gjuhë. Tjetër gjë që shkaktoi tensione ishte edhe ndalimi i udhëheqësit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në Francë me një urdhërarrest nga Serbia si dhe formimi i një gjykate të re për të gjykuar krimet e luftës”, transemton GazetaBlic.

Në një samit muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së e përshkruan situatën në rajon si “të brishtë”. Nisma e Thaçit për transformim e ushtrisë ka qenë e njohur në vend, duke pasur parasysh gati 90 për qind e popullsisë. Mirëpo, kjo gjë e ka vënë në një kurth përplasjeje me aleatët perëndimorë.
Vendet perëndimore që e njohin Kosovën nuk e kundërshtojnë krijimin e një ushtrie në vetvete, dhe kanë ndihmuar për të hartuar një plan për të transformuar FSK-tre vjet më parë. Por ata kanë qenë të alarmuar nga mënyra se si Thaçi e ka propozuar këtë gjë. Aleatët perëndimorë të Kosovës besojnë se një ushtri duhet të krijohet përmes një amendamenti kushtetues. Kjo do të kërkojë miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve – dhe dy të tretat e 20 deputetëve që përfaqësojnë pakicat etnike, 10 prej të cilëve janë serbë.

“Duke pasur parasysh mjedisin politik në Kosovë, dyshoj se e gjithë biseda e ushtrisë është një vetiniciativë i presidentit, i cili me të vërtetë vëmendjen dhe dëshiron t’i tregojë partisë së tij që ai ende e kontrollon në zgjedhje të reja për të fituar shumicën e votave në Qeverinë e ardhshëm”, ka thënë për Politico Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit “Riinvest”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: