TIRANE– Byzylykët elektronikë në mjaft raste nuk kanë qenë funksionalë, ndonëse duhej që të garantonin mbikëqyrje të personave të dënuar me arrest shtëpie. Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24” ka zbuluar rastin e një të dënuari në Lezhë, i cili është arrestuar duke punuar në parcelat e hashashit.

Duke iu referuar burimeve, gazetarja thotë se ka patur edhe raste të tjerë në të cilët byzylykët elektronikë nuk kanë qenë funksionale, madje disa të dënuar kanë arritur ta heqin këtë byzylyk nga këmba dhe të arratisen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb