GREQI- Një tjetër operacion në portin e Igumenicës, ku janë kapur 2 kg e 290 gram opium. Droga u zbulua sërish nga qeni “Lesi”, gjatë kontrollit të një mjeti që tentonte të ikte me traget në Itali.

Droga ishte e ndarë në 3 pako. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, 46-vjeç, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur por sipas mediave nuk është shtetas grek.

Një ditë më parë në portin e Igumenicës u kapën më shumë se 6 kg heroinë, ndërsa në pranga përfundoi një shqiptar me pasaportë spanjolle.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: