TIRANË- Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, njësoj si kreu i PD-së Lulzim Basha në seancën e kaluar.

Kjo, pasi Noka nuk lejoi vijimin e seancës pasi Gramoz Ruçi i preu fjalën ish-kryeministrit Berisha.

Por ndonëse ishte me mikrofon të fikur, gazetarja Elda Menga ka mësuar pretendimet e PD-së. Sipas opozitës, kryeministri Edi Rama i ka thënë Berishës ‘ti ke rrjedhur’, ndaj edhe Noka ka kërkuar fjalën për procedurë të kërkonte përjashtimin e Ramës por Ruçi nuk e ka lejuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb