TIRANE- Shkaku i vdekjes së këngëtarit Prince ka qenë një mbidozë e qetësuesve me bazë opiumi.

Hetuesit kanë konfirmuar se këngëtari 57-vjeçar, që u gjet i vdekur më 21 prill në shtëpinë e tij në Minneapolis, ka ndërruar jetë nga mbidoza e opioidit, një përzierje me bazë opiumi që qetëson disa shqisa.

Ndërkohë mbetet ende e paqartë nëse doza e lartë e qetësuesit është marrë nga vetë këngëtari, apo i këshilluar nga mjeku.

Hipoteza e një overdoze ka qarkulluar me kohë dhe ishte pista kryesore mbi të cilën po punonin hetuesit e çështjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: