TIRANE – Pas bujës së madhe që bëri me këngën “Bobbon”, Era Istrefi erdhi me një hit të ri, ‘Redrum’, i cili ka arritur miliona klikime një javë pas daljes së tij.

Sipas mediave kosovare hit i këngëtares vetëm në 48 orët e para arriti të marrë 2 milionë klikime në Youtube. Gjithashtu për ‘Rendum” folën dhe media të ndryshme ndërkombëtare, të cilat vlërësua projektin e këngëtares kosovare, që po korr sukses kudo.

Por sa ka kushtuar projekti i ri i këngëares? Mediat kosovare shkruajnë se klipi i këngëtares 22-vjecares ka kushtuar 200 mijë euro. Por sipas menaxherit dhe njëkohësisht të dashurit të këngëtares, Faton Shoshi, klipi ka kushtuar rreth 200 mijë euro, mirëpo ai dhe artistja janë dëmtuar nga menaxheri i kompanisë “On Music Record” i cili publikoi këngën e re të Erës, një ditë para hedhjes në treg.

Kjo vepër penale e Kushtim Morinës ka bërë që menaxheri i Erës dhe kompania ku ajo bën pjesë, Ultra Music, kanë ngritur një padi në gjykatën e Kosovës ndaj Morinës ku kanë kërkuar dëmshpërblim prej 300 mijë dollarësh, “Kushtrimi është një person i njohur për policinë e Kosovës, pasi të njëjtën vepër penale e ka kryer edhe herë tjetër me artistë të tjerë.”- shprehet Shoshi në një intervistë.

“Kam marr shumë telefonata prej njerëzve të ndryshëm ku më kanë thënë se ai është njëri i keq, ka borxhe, e bën pisllëqe të tilla”- vazhdoi menaxheri i Erës. Sipas Fatonit, pjesë e procesit gjyqësor do jenë edhe avokat amerikan të kompanisë Ultra.
(er.cu/BalkanWeb)

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb