Në këtë edicion të 55-të të “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar, do të ngjitet për herë të parë në skenë sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për konkurrim. Ajo do të jetë në rolin e një “ylli të ftuar” dhe është padyshim, një surprizë për të gjithë ndjekësit e Festivalit. Burime pranë RTSH-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen e saj për “revistawho.com”.

Më tej kemi zbuluar se diva e skenave do të këndojë një këngë shumë të dashur për shqiptarët, por organizatorët nuk japin më shumë detaje.

Me siguri do të jetë një shfaqje plot emocion për artisten, pasi ajo do të këndojë në skenën ku shkëlqeu dhe radhiti sukseset i ati, i madhi Avni Mula.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: