TIRANË- Në mbledhjen e sotme të kryesisë dhe grupit parlamentar, kreu i grupit Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të ketë më udhëtime jashtë shtetit si më parë.

Ai ka theksuar se do ketë ulje të shpenzimeve për vizita jashtë shtetit.
“S’ka më udhëtime jashtë shtetit, do ketë ulje të shpenzimeve për vizita jashtë shtetit”, ka theksuar Balla.

Madje ky urdhër është vendosur në marrëveshjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me Ballës, sekretarit dhe ministrave. Kjo marrëveshje do t’i shpërndahet deputetëve që do nënshkruajnë marrjen në dijeni për të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb