Gazetarja malteze që hodhi dritë mbi skandalin e “Panama Papers” që i paraprinë hetimeve për korrupsion në Maltë është vrarë nga shpërthimi i një bombe në makinën e saj. Siç shkruan “The Telegraph” 53-vjeçarja Daphne Caruana Galizia u vra afër shtëpisë së saj, sapo ka hipur në makinën e saj, Peugeot 108.

STELEMMGLPICT000143802562_trans_NvBQzQNjv4BqpVlberWd9EgFPZtcLiMQfy2dmClwgbjjulYfPTELibAiç duket edhe në fotot e botuara nga mediat e huaja, makina e saj pothuajse është bërë copa copa e shkak për këtë thuhet të jetë bërë një bombë.

Me shkrimet e saj ajo ka goditur kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

Asnjë grup apo individ deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj gazetares, ndërsa Kryeministri i Maltës ka bërë thirrje për unitet kombëtar pas kësaj ngjajre të rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: