TIRANE-Pas një jave të ngarkuar me seanca parlamentare, debate, akuza, duket se deputetët e mazhorancës kanë gjetur kohë të festojnë. Mbrëmjen e sotme një nga hotelet e Tiranës ka organizuar festën e birrës. Mes dhjetrave të pranishmëve në festën me alkol, nuk kanë munguar as disa prej emrave më të njohur të Partisë Socialiste.

22405940_512799435722244_2035176584708508511_n

Pjerin Ndreu, Taulant Ballla, Rakip Suli, Paulin Stërkaj, Ervin Bushati, shfaqen në këtë foto teksa shijojnë atmosferën. Me pjata mishi përpara dhe gotat e birrës, deputetët kanë “zhveshur” kostumin e politikanit për të shijuar një mbrëmje fundjave.

Burimi Gsh.al http://www.gsh.al/2017/10/14/pjata-mishi-para-dhe-birra-ja-si-e-kalojne-fundjaven-pese-deputetet-e-ps/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: