Me sa duket aktori i madh i humorit Zef Deda ka probleme shëndetësore dhe është detyruar që këtë Shën Valentin ta kalojë në spital. Por kjo nuk e ka penguar djalin e tij, Julianin t’i urojë prindërit për festën e dashurisë. Ai publikon një foto të dy prindërve nga ambientet e spitalit, ku nuk mungojnë as lulet.

“Këta janë prindërit e mi, për syrin tim janë më të mirët në botë. Këtë Shën Valentin, si asnjëherë, u detyruan t’i shkëmbenin lulet në spital, por njerëz jemi dhe kjo është pjesë e jetës. Babush ti do shërohesh, sepse mirësia dhe energjia pozitive, të cilat qenia jote i prodhon instiktivisht, janë ilaçet më të mira që ekzistojnë. Për gjithë dashurinë që i jepni njeri-tjetrit edhe neve, gëzuar. Ju dua shumë”, shkruan Julian Deda në facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: