TIRANE – Aktori Zef Deda feston sot ditën e lindjen. Mes urimeve të shumta për aktorin e njohur të humorit spikat dedikimi i djalit të tij Jul Deda, i cili e falënderon të atin që e ushqen çdo ditë me pozitivet dhe e ka mësuar se si të jetë një njeri pa hile.

“Sot ka ditëlindjen Bosi i familjes Deda. Babush, u befsh 100 vjeç.
Ditelindjet e prinderve jane absolutisht dite te gezueshme, por po te tregohemi te sinqerte me veten, duhet te pranojme se nganjehere se si ndjehemi, kur shohim vitet, qe kalojne dhe nuk kthehen me. Por kjo eshte jeta dhe ne duhet te gezohemi edhe ne keto raste, te jemi pozitiv. Pikerisht kete na ke mesuar gjithe jeten Babush. Madje vazhdon e na e ushqen me te njejtin intensitet, ashtu me fjale te thjeshta, ashtu shkurt e sakte.
Na ushqen me pozitivitet, me energji dhe mbi te gjitha na injekton perdite e me shume, te qenit nje njeri pa hile. Kjo moto e jotja eshte shume e rendesishme per ty, dhe sigurisht edhe per mua.
Une mund te rreshtoj ketu mijera fjale, por me mire po e bej sipas menyres tende, shkurt dhe sakte: Je me i miri. Te du fort.”- shkruan Jul Deda në faqen e tij në ‘Facebook’.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb