Skuadra ruse është duke kërkuar trajner të ri. Madje klubi i Zenit Petersburg kërkon Sinisa Mihajlovicin si zëvendësues të Roberto Mancinit. Ish-trajneri i Manchester Cityt, thuhet se mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Italisë.

Prandaj, klubi rus është në kontakt me ish-menaxherin e Torinos. Përvec Mancinit, që është kandidat kryesor për t’u bërë trajner i Italisë, në garë janë edhe Conte dhe Ancelotti, raportojnë mediat italiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb