Kjo nuk ishte hera e parë që Neymar ka probleme me një shok skuadre për gjuajtjen e një penalltie. Zënka që ndodhi mes Neymar e Cavani-t në ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Lyon, brazilianit i ka ndodhur edhe para disa vitesh me një shok ekipi tek Santos. Vetëm se trajneri i Santos zgjodhi lojtarin tjetër që ta gjuante penalltinë, u përjashtua nga ekipi.

Ngjarja ndodhi në vitin 2010, kur penalltinë nuk e gjuajti ish-lojtari i Barcelonës, por shoku i tij i skuadrës Edu, i zgjedhur nga trajneri. Për këtë arsye për ditë me radhë Neymar i kërkoi llogari teknikut Dorival Junior madje duke e ofenduar atë.

Edhe pse në deklaratat e tij, trajneri Dorival hiqej sikur asgjë s’kishte ndodhur, prej tekave të Neymar ai u largua.

Sot, pas 7 vitesh, Neymar ndodhet sërish përballë një situate të ngjashme duke i kërkuar Presidentit të PSG të shesë uruguajanin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb