PRISHTINE– Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj kërcënimeve që liderët serbë i kanë bërë Bosnjës, pasi anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegovic bëri disa deklarata në lidhje me njohjen e Kosovës nga Bosnja.

Hoxhaj ka thënë se reagimi i Serbisë ndaj vullnetit të Bosnjës për ta njohur Kosovën është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në çështjet e brendshme të këtij shteti, dhe dëshmi e qartë se Serbia qëndron pas orkestrimit të stërzgjatjes së proceseve politike në Bosnjë, gjë që sjell pasoja për stabilitetin e Ballkanit.

Këtë reagim, Hoxhaj e publikoi në “Twitter”, pas deklaratave që erdhën nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Bosnja do ta marrë përgjigjen e merituar për këtë deklaratë.

“Pa treshen (kryesinë e B e H), nuk mund të merrni vendime në raportet ndërkombëtare. Sa më përket mua, deri tani Kosova është dashur të pranohet. Tani do të zemërohen kolegët tanë, ndërsa përpjekjet tona që kjo mos të ndodhë kanë sjellë probleme brenda BeH, dhe nuk i kanë ndihmuar Kosovës”, ka thënë Izetbegoviç në një intervistë për “Deutsche Welle”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: