Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Zv/ministri kosovar: Isha vetëm 100 metra larg nga vendi ku ndodhi sulmi në Paris, çfarë pashë

Valon

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj ka qenë shumë afër vendit ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm në zonën më të madhe tregtare në “Champs Elysees” të Parisit.

Murtezaj ka thënë për Klan Kosova se ka qenë vetëm 100 metra, nga vendi ku mbetën të vrarë dy policë.
“Kemi qenë afër 100 metra, por ne nuk kemi dëgjuar të shtënat e armëve”, ka thënë Murtezaj.

“Më pas kemi parë forca të mëdha sigurie në vendin e ngjarjes”, ka shtuar ai.
Murtezaj ka treguar se ka pasur vetëm dhjetë minuta kohë para sulmit që kishte kaluar nga ajo pikë.

“Për fat të keq terrorizmi është bërë një fenomen dhe askund njeriu nuk ndjehet i sigurt”, ka theksuar ai. “Po cenohet siguria e të gjithëve pa dallim, nga këto sulme nuk po kursehet askush”, ka thënë Murtezaj.

(m.k/Balkanweb)


Komente ( 2 )

  • A ju thashe qe atentatori ka vetem nje emer: masonikja Marine la Pute! Vetem keta lloj njerezish vine ne pushtet me akte te tilla. Bejne terror perpara zgjedhjeve ne menyre qe populli ti votoje. Te gjithe keta te isis vriten, asnje nuk kapet i gjalle ne menyre qe ti behet gjygji apo te merret vesh se nga vijne. Kjo tregon qarte se struktura me prapavija shkaterruese kane per qellim interesat e tyre! Mjere per ju kur te jepni llogari per veprat tuaja.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.