Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj ka qenë shumë afër vendit ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm në zonën më të madhe tregtare në “Champs Elysees” të Parisit.

Murtezaj ka thënë për Klan Kosova se ka qenë vetëm 100 metra, nga vendi ku mbetën të vrarë dy policë.
“Kemi qenë afër 100 metra, por ne nuk kemi dëgjuar të shtënat e armëve”, ka thënë Murtezaj.

“Më pas kemi parë forca të mëdha sigurie në vendin e ngjarjes”, ka shtuar ai.
Murtezaj ka treguar se ka pasur vetëm dhjetë minuta kohë para sulmit që kishte kaluar nga ajo pikë.

“Për fat të keq terrorizmi është bërë një fenomen dhe askund njeriu nuk ndjehet i sigurt”, ka theksuar ai. “Po cenohet siguria e të gjithëve pa dallim, nga këto sulme nuk po kursehet askush”, ka thënë Murtezaj.

(m.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb