TIRANË – Sipas gazetares Eni Vasili, tonet e ashpra të kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi sot në nga foltorja e kuvendit drejtuar Ilir Metës, janë lojë politike mes PS-LSI. Vasili e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, tha dy skenare se si mund të zgjidhet çështja e Presidentit. Ajo gjithashtu foli për mundësinë e bërjes së Ilir Metës President i Republikës.

Tonet e ashpra të Ruçit
Flas për një lloj skenari politik që i thërret PS dhe LSI-në në një lloj pakti të mëparshëm. Sot flitet dhe idea e Metës President. Nëse do pranohej ky skenar, do kuptohej ky shpërthim i Ruçit. Pritet një mbledhje e grupit të LSI-së për të mbajtur një qëndrim të zyrtarizuar. Tonet e ashpra të Ruçit ishin një lojë politike e PS dhe LSI-së, se nëse Meta zgjidhet President, 18 qershori do jetë padiskutim data e zgjedhjeve, pa praninë e opozitës. Ekziston dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme, që në një farë mënyrë do ruante paqen e të gjitha partive politike, do nxirrte PD-në nga çadra. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, edhe opozita do dilte disi e paprekur nga kjo krizë e gjatë politike. Por unë i besoj më shumë skenarit të parë.

E do Meta Presidencën apo është i detyruar?
Jo, posti i Presidentit është posti më i rëndëisshëm i përfaqësimit shtetëror. S’e ka refuzuar ndonjë, përveç Kadaresë, e aq më pak Ilir Meta, që është politikan karriere. Mendoj se Presidenti është post i rëndësishëm. Ka qenë qëllim dhe i Fatos Nanos të jetë President, por s’e ka mbështetur PS dhe Rama. Meta ka dashur ta veshë petkun e një personaliteti mbi palët

Ruçi: Ne i kemi 71 vota për ta zgjedhur Presidentin
Nuk ka nevojë për presion nëse është kështu. Edhe Meta e quan Kodin Zgjedhor të mallkuar, pra PS i ka votat për ta zgjedhur. Kjo është pjesë e lojës politike drejtuar PD-së, si për t’i thënë që të pritëm. Por Basha thotë: O gjithçka, o asgjë!

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: