TIRANE– Arta Marku u zgjodh sot nga Kuvendi si prokurore e përkohshme me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim dhe seanca u shoqërua me tensione duke detyruar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci të zgjedhë votimin e fshehtë.

Mësohet se në votim kanë marrë pjesë edhe deputetët e PDIU, Rreme Lala dhe Aqif Rakipi.

Në seancë nuk ishte i pranishëm ish ministri dhe deputeti, Saimir Tahiri të cilit Gjykata i ka bllokuar pasaportën pas hetimeve për grupin ‘Habilaj’.
saimir tahiri
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: