FRANCE- Qendrat e votimit u hapën sot në orën 08:00 (06:00 GMT) në Francë për zhvillimin e raundit të parë të zgjedhjeve legjislative, një muaj pas zgjedhjes së presidentit të qendrës, Emmanuel Macron, që kërkon të marrë një maxhorancë të gjerë për të zhvilluar reformat e tij.

Më shumë se 47 milionë francezë pritet të votojnë për të zgjedhur 577 deputetë, deri në orën 18:00 GMT.

Zgjedhjet janë duke u zhvilluar në masa shumë të larta sigurie me mobilizimin e rreth 50 000 forcash policie dhe xhandarmërrie, ndërkohë që Franca është përballur që në vitin 2015 me një valë atentatesh islamike ku kanë humbur jetën 239 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb