TIRANE- Në Universitetin e Tiranës zhvillohen nesër zgjedhje për të plotësuar vakancat për disa poste të rëndësishme.

Gazetari Mariglen Mërtiri ka siguruar për “BalkanWeb” emrat e kandidatëve që do të garojnë për të zënë vendin e dekanit të lënë bosh në Fakultetin Histori-Filologjisë nga Valentina Duka, tashmë deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
kandidatet
Në zgjedhje marrin pjesë tre mijë studentë, ndërsa në garë janë dy profesorë të njohur: Ajula Jubani dhe Sabri Laçi.

Vend vakant në UT ka mbetur edhe posti i zëvendës rektorit, të cilin e ka mbajtur Shezai Rrokaj.

Përveç posteve të rëndësishme që pritet të zgjidhen edhe disa shefa departamentesh që nga zgjedhjet e fundit dolën në balotazh, apo që kanë dhënë dorëheqjen ose dolën në pension.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: