PESHKOPI- Në qarkun e Dibrës pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, pas shkarkimit nga ky post të Shukri Xhelilit, i akuzuar se kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Kodi Zgjedhor, neni 10, parashikon që në rastet e ndërprerjes së parakohshme të mandatit të kryetarit të bashkisë, zgjedhjet e ardhshme mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë, nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Presidenti i Republikës duhet të dekretojë datën e re të zgjedhjeve të pjesshme brenda 48-orëve nga vendimi i qeverisë.

Në zgjedhjet vendore të 2015-s koalicioni i majtë fitoi pas 11 vjetësh bashkinë e Dibrës, ku të djathtët kishin drejtuar me kryebashkiakun Ilir Krosi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: